Sa i nxisin rrjetet sociale marrëdhëniet e hershme seksuale?

0
57

Mediat sociale janë shënjestruar prej kohësh si një nxitës të rritjes së marrëdhënieve të hershme seksuale tek adoleshentët. Për të marrë një mendim nga vetë ata, Ardit Gjebrea pyeti sot të rinjtë e “Gjeneratës Alfa”.

Ohrlini mendon se meshkujt provokohen, ndërsa Renisa iu kundërvu ashpër duke i thënë se zgjedhja e dikujt s’mund të kthehet në një justifikim për personin që konsumon përmbajtjen.

Ardit Gjebrea: Sa ndikojnë dhe sa nxisin rrjetet sociale?

Ohrlin: Ndikojnë shumë Ardit sepse në rrjete sociale gjen lloj-lloj femrash që ekspozojnë trupin e tyre dhe për ne meshkujt, po flas për ne meshkujt, nga perspektiva ime, provokohemi shumë, tërhiqemi nga këto lloj imazhesh dhe këto na bëjnë që të fillojmë një jetë seksuale.

Renisa: Fakti që dikush zgjedh të ekspozojë pak më shumë apo pak më pak në rrjete sociale, nuk e bën atë të jetë as lloj e lloj, as lloj e soj a ku di unë sesi Ohrlin e percepton në optikën e tij. Sesi ne zgjedhim të qasemi, qofshim femra, qofshin meshkuj, në rrjete sociale, nuk i bën ata tabelë qitjeje për t’i sulmuar ne ata se ata na nxisin dëshira seksuale apo ku di unë çfarë lloj dëshirash se ne i bie të hasemi dhe shohim shumë e më shumë lloj gjërash në telefon dhe i bie të themi që unë u nxita për të bërë këtë, unë u nxita për të bërë atë se më nxiti një pamje që unë pashë në telefonin tim, kështu që këtu nuk më duket e arsyeshme.

Ardit Gjebrea: Kështu janë si ty, të gjithë të rinjtë? Nuk ndikohen nga rrjetet sociale?

Renisa: Është qasje personale por edhe forma sesi ne zgjedhim që qasjet personale t’i prezantojmë dhe t’i tregojmë para të tjerëve, duhet të jetë e kujdesshme dhe e moderuar./tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here