Gjumi është ende një mister, pavarësisht se sa kritik është për shëndetin tonë.
Shumica prej nesh kalojnë afërsisht një të tretën e jetës duke fjetur, por mund t’ju duhen më shumë ose më pak se tetë orë në natë.
Ekspertët theksojnë se nevojat për gjumë ndryshojnë sipas moshës. Fondacioni Kombëtar i Gjumit rekomandon që të rriturit nga 26-64 vjeç të flenë 7-9 orë në natë, ndërsa të rinjtë mund të kenë nevojë për më shumë. Një studim francez zbuloi se 1 në 4 persona zgjedh të flejë më pak për të qëndruar në ekrane.
Cilësia e gjumit është po aq e rëndësishme sa sasia. Gjumi i thellë ndihmon trupin të rigjenerohet, ndërsa gjumi REM përmirëson kujtesën dhe të mësuarit. Fëmijët kalojnë 50% të natës në gjumë të thellë, por kjo sasi bie me kalimin e moshës.
Gratë, mesatarisht, flenë pak më shumë se burrat, veçanërisht gjatë shtatzënisë dhe menopauzës. Hormonet ndikojnë gjithashtu në cilësinë e gjumit para ciklit menstrual.
Nëse flini 7-9 orë, por zgjoheni të lodhur, mund të jetë shenjë e problemeve si pagjumësia ose apnea e gjumit. Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e gjumit rrit rrezikun për depresion, presion të lartë të gjakut, sulm në zemër dhe madje edhe Alzheimer. Nëse shqetësimet vazhdojnë, rekomandohet konsultimi me një mjek ose specialist të gjumit.