Këngëtarja e njohur shqiptare, Ryva Kajtazi, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor me titull “Më mbyti malli”, shkruan 04 Online.
Kënga vjen e shoqëruar me videoklip, duke sjellë një atmosferë emocionale dhe interpretim të fuqishëm nga artistja. Për tekstin dhe muzikën është përkujdesur Indrit Dode, me të cilin Ryva ka bashkëpunuar edhe më parë.
Ky projekt shënon një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e saj muzikore, duke konfirmuar stilin dhe ndjeshmërinë artistike që e karakterizon./04 Online