Rusisë i vriten dy prej pilotëve kryesorë, u sulmuan me HIMARS

0
236

Rusia ka mbetur pa dy nga pilotët më të mirë, pasi u vranë nga një raketë ukrainase, shkroi “DailyMail” të hënën.

Maksim Potyomin dhe Anatoly Stasyukevich u vranë më 8 korrik në Donetsk, pas sulmit me raketa amerikane të sistemit HIMARS.

Potyomin, 41-vjeçar, ishte pilot luftarak me gradën e nënkolonelit, ashtu sikur edhe Stasyukevich.

Vrasja e tyre, sipas mediumit u bë e ditur ditë më parë, ndërsa sulmi me HIMARS u zbulua në vikend, nga babai i Potyominit, Aleksey.

“Makina e djalit tim u godit nga një raketë HIMARS”, deklaroi Aleksey, që mban postin e kryetarit të Federatës Rajonale të Parashutizmit në Volgograd.

Në sulm mbeti i vrarë edhe nënkoloneli Sergei Mikhaylov, që komandonte një batalion.

Vrasja e kësaj treshe është ndër të shumtat që Rusisë i janë shkaktuar nga sistemet HIMARS të dhuruara nga SHBA-ja. Ukraina ka gjithsej 16 sisteme të tilla në dispozicion./Koha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here