Rusia ka paralajmëruar SHBA-në që të mos të dërgojë armë në Ukrainë, sipas një ambasadori të Moskës në Uashington.
“Ne nuk e pranojmë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të dërgojnë armë në Ukrainë dhe ne kërkuam t’i jepet fund kësaj praktike“, citohet të ketë thënë Anatoly Antonov nga Reuters në një intervistë për kanalin televiziv Rossiya 24.
Kryediplomati i Uashingtonit dhe sekretari i tij i mbrojtjes takuan presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev të dielën vonë, duke premtuar ndihmë të re me vlerë më shumë se 700 milionë dollarë në mbështetje, por nuk u përmendën armët.
Që para nisjes së takimit, Zelensky i kërkoi atyre të mos shkonin “duarbosh” por t’i vinin në ndihmë Ukrainës me armë për tu përballur më agresionin rus./TCh