Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Albion Rrahmani, është shndërruar në yll të Rapidit të Bukureshti në Rumani.
Në dy ndeshjet e parë me këtë ekip, futbollisti i transferuar nga Ballkani i ka shënuar katër gola, për ta fituar simpatinë e të gjithë në kryeqytetin rumun, shkruan Lajmi.net.
Rumania është njëri nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Falë paraqitjeve fantastike të Rrahmanit, flamuri i Kosovës po publikohet shpesh herë në faqen zyrtare të Rapidit të Bukureshtit.
Klubi i madh rumun tani ka publikuar disa foto të Rrahmanit në stërvitje me Përfaqësuesen e Kosovës, ku sulmuesi është ftuar për dy ndeshjet e muajit shtator.
Madje nofka që Albion Rrahmani e barte sa ishte në Kosovë si ‘Leëa’ ia kanë vazhduar edhe rumunët dhe këtë e ka publikuar Rapidi.
“Lewa në stërvitje”, ka shkruar Rapidi duke vendosur edhe flamurin e Kosovës në këtë postim.