Një ndeshje mjaft interesante në orët e para të ditës së hënë mes dy boksierëve të peshave të rënda.
Andy Ruiz Jr dhe Luis Ortiz, u përballen në një meç mjaft të fortë.
Fitorja i takoi Ruizit, pasi që ishte dukshëm më i mirë se Ortizi.
Kjo fitore e amerikanit e vë atë si fitues potencial të titullit WBC, të cilin e mban Tyson Fury.
Ruiz goditi me “knockdown” Ortizin dy herë në raundin e dytë, duke e deklasuar atë pas 12 raundësh.