Karriera e Antonio Rudiger mund të kishte marrë një tjetër rrugë pas përvojës së tij te Roma.
Futbollisti gjerman ishte gati të transferohej te Paris Saint-Germain, përpara se të kalonte te Chelsea.
Në në intervistë të dhënë për mediet gjermane, Rudiger theksoi se donte të bashkohej me Tuchel ndaj donte PSG-në, por shtoi se më pas tekniku e ndoqi te Chelsea.
“Doja të largohesha. Doja të shkoja te Paris Saint-Germain me Thomas Tuchel, kjo ishte dëshira ime, por kjo nuk ndodhi dhe gjashtë muaj më vonë Tuchel erdhi te Chelsea nga PSG-ja. Pastaj ne fituam Champions League-n së bashku”-deklaroi Rudiger./SS