Rubin: Albright donte që unë ta njihja Thaçin, ta bëja shok e mik diplomatik dhe ashtu bëra

0
66

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin në dëshminë e tij në Hagë pro Hashim Thaçit ka rrëfyer një episod nga takimet e para me të.

Rubin tregon se ishte Madeleine Albright ajo që i kërkoi të afrohej dhe ta njihte më nga afër, për të kuptuar më shumë mbi rolin e Thaçit në negociatat për marrëveshjen e paqes.

“Për dy javë qëndrova pranë tij, hanim bashkë, pinim ndonjë cigare, ecnim së bashku dhe unë përpiqesha ta njihja më mirë” u shpreh Rubin.

Ai theksoi se kjo qasje ishte pjesë e përpjekjeve të Albright për të ndërtuar ura bashkëpunimi, duke e shndërruar marrëdhënien në një raport kolegësh, miqsh e partnerësh diplomatikë.

“Më kujtohet takimi i parë, i regjistruar ky në kabllogram. Më kujtohet që ai më njohu menjëherë, sepse unë isha zëdhënës i DASh, dhe dilja në televizor. Dhe zonja Albright e vërejti që ai më njohu, ajo ishte e zonja në marrëdhëniet njerëzore, dhe më tha bisedo dhe njihu me të. Sepse unë s’e njihja, e ne donim të dinim pak më shumë kush ishte udhëheqës i delegacionit, që ne donim të ishin në marrëveshje të paqes. Njihu me të, më tha, dhe kështu bëra. Për ato 2 javë qëndrova me të, hamë bashkë, e pinim ndonjë cigare, ecnim bashkë, dhe unë përpiqesha ta njihja”.

“Albright mendonte se ishte e dobishme, dhe unë i njihja përpjekejt e saj më mirë se dikush tjetër, dhe jao donte që unë ta njihja atë, që të bëhesha koleg, mik e shok diplomatik. Dhe për këtë kalova aq shumë kohë me të”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here