Rryma shtrenjtohet për 14 përqind nga 1 prilli

0
196

Qytetarët e Kosovës do të përballen me fatura më të shtrenjta të energjisë elektrike prej muajit prill të këtij viti.

Kjo pasi që faturat do të jenë për 14 për qind më të shtrenjta nga data 1 prill e këtij viti.

Këtë e ka konfirmuar Zyra e Rregullatorit të Energjisë, e cila ka bërë të ditur edhe kohën deri kur faturat më rritje do të jenë në fuqi.

“Vlerësimet preliminare të prezantuara në Raportet Konsultativë tregojnë një rritje rreth 14%. Tarifat e reja hyjnë në fuqi më 01 prill 2023 dhe do të zgjasin deri më 31 mars 2024”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së.

Kujtojmë se ngritja e çmimeve të faturave të rrymës kishte shkaktuar reagime të shumta edhe gjatë vitit të kaluar, kur Kosova, sikur shumë vende të botës po kalonte nëpër një krizë energjetike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here