Pse shumica e vajzave e lënë pas dore kujdesin për qafën dhe dekoltenë? Është çështje mungese kohe? Ndoshta ato thjesht nuk e dinë se qafa dhe dekolteja, janë pjesët e para të trupit që tradhtojnë moshën tonë të vërtetë.
Produktet që përdorim për kujdesin e përditshëm të fytyrës duhet të aplikohen edhe në qafë dhe dekolte, qoftë pastrues, locion tonifikues, maskë apo hidratues.
Sigurisht që në treg ka kremra të posaçëm hidratues për zonën e qafës dhe dekoltesë që ofrojnë njëkohësisht veprim forcues dhe kundër rrudhave. Mirëpo, nuk mbarojmë këtu. Për rezultate edhe më të mira, mund të bëjmë ushtrime të veçanta për qafën për të përmirësuar pamjen e saj.
Qëndrimi i saktë i trupit tonë është i rëndësishëm, përkulja relakson muskujt e qafës, si rezultat i së cilës humbet qëndrueshmëria e saj. Uluni në një karrige, me shpinën drejt dhe kthejeni kokën në të djathtë, pastaj majtas. Bëni këtë ushtrim 5 herë në secilën anë. Vazhdoni me rrotullimet e kokës djathtas dhe majtas, 5 herë në secilën anë.
Pastaj, zhvendosni kokën prapa dhe shikoni lart, me gojën mbyllur, pretendoni sikur përtypni diçka për rreth 30 sekonda. Ky ushtrim aktivizon shumë muskujt e qafës dhe është shumë i dobishëm.
Në të njëjtin pozicion hapni gojën, nxirrni gjuhën dhe shtypni majën e saj për disa sekonda. Bëni këtë ushtrim 5 herë.