“Rroftë Shqipëria, rroftë miqësia franko-shqiptare”, Macron flet shqip në Tiranë

0
202

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron  do të pritet sot në një ceremoni shtetërore nga kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj. Mes tyre do të zhvillohet një takim kokë më kokë.

Emmanuel Macron, gjatë fjalës së tij mbrëmë me të mbërritur në Shqipëri, vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve.

Presidenti francez, ngriti një dolli dhe foli shqip në fund të fjalimit, duke thënë “rroftë Shqipëria e rroftë miqësia franko-shqiptare”.

“Po e ngre gotën time për Shqipërinë për popullin shqiptar për çastet e veçanta e që na bashkojnë, për Europën që po ndërtojmë bashkë. Rroftë Shqipëria, rroftë miqësia franko-shqiptare”, u shpreh Macron në shqip.

“Ju jeni tashmë në qendër të Europës. Mjafton të shohim historinë tuaj, ju e keni frymëzuar këtë kontinent. Ky kontinent është një bisedë që nga thellësia e mijëvjeçarëve s’ka ditur të flasë si duhet. Ky vend ja ka dalë. Momenti që na jepet falë jush mund të themi për Ballkanin është vendi në zemër të Europës. Përtej kësaj kemi marrëdhënie të shkëlqyera politike. Dua të përshëndes marrëdhëniet tona”, tha Macron.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here