Rritje ekstreme, Albena Reshitaj vlerësohet nga qytetari, merr vota me bëllok!

0
83

Albena Reshitaj ka thyer rekord me vota në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Pas aderimit në “Guxo”, ajo arriti që Grupit parlamentar të Vetëvendosjes t’ia shtojë hiq më pak se 24.357 vota.

May be an image of 2 people

Kujtojmë se në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 ajo kishte marrë 5,916 vota.

Reshitaj ishte pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, transmeton Indeksonline

Kujtojmë se deputetja në fjalë kishte përkrahur zgjedhjen e presidentes, Vjosa Osmani dhe  krijimin e një qeverie pa ndikimin të Listës Serbe për 4 vjet. Reshitaj i qëndroi besnik votuesit deri në fund të mandatit. /Indeksonline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here