Rritja e kërkesës për energji elektrike dhe efiçienca energjisë

0
869

Prodhimi i energjisë elektrike në Kosovë varet pothuajse plotësisht nga dy termocentralet:
 TC Kosova-A”me tre njësi me 610 MW dhe
 TC Kosova-B me me dy njësit me 678 MW

Burimet tjera, si ato me hidro dhe nga burimet tjera të ripërtritshme kanë një pjesëmarrje jo të madhe dhe shumë variabile.
Presim që deri rreth vitit 2030 kërkesa për energji elektrike të rritet deri 20%, e ndikuar nga rritja e të ardhurave dhe gradualisht me të edhe modernizimi I po thujase të gjitha pajisjeve me rrymë elektrike, të cilat detyrimisht do të ndikojnë në rritjen enorme të shfrytëzimit të energjisë elektrike duke nënvizuar kosto shtesë mbi 1000 gigavat-orë (GWh) në kërkesën vjetore deri rreth vitit 2030. Sido qoftë ky nivel i rritjes së kërkesës mund të zvogëlohet përmes investimeve në rrjet nga ana e distribucionit dhe efiçiencën e energjisë në të gjitha sferat, si në ato shtëpijake, industri e ndriçim publik.
Duke investuar në rrjet sidomos në atë të distribucionit (Shpërndarjes) mund të kursehen rreth 700 GWh për rreth 8 vitet e ardhshme, e mbi 500 GWh mund të kursehen përmes investimeve në efiçiencën e energjisë në ndërtesa dhe ndriçim publik.

Pra, aktualisht humbjet në rrjetin shpërndarës janë shumë të larta, të cilat e tejkalojnë 25 % të kërkesës totale të rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike.

Shkruan: Msc.i Dipl.i Eng. Sami GASHI – Specializimin për burimet e ripërtritshme në bashkëpunim me Arizona State University, dhe Auditor i çertifikuar i energjisë elektrike dhe ndriçimit publik

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here