“Rritja e ankthit te fëmijët”, Shabiu: Fëmijët po humbin fokusin nga rrjetet sociale

0
79

Gati gjysma e nxënësve në Kosovë apo 40.1% qëndrojnë online mbi 3 orë gjatë ditës, ndërsa 24.1% e tyre s’kanë asnjë kufizim nga prindërit, përderisa rreth 20 për qind të nxënësve të klasave të 5-a rrinë më shumë 5 orë në ditë mediet sociale.

Këto rezultate dalin nga gjetjet e fundit të hulumtimit nga profesorët e Universitetit të Prishtinës.

Profesori Besnik Shabiu vlerëson se këto shifra nuk janë të papritura.

Madje, sipas tij, këto shifra mund të jenë edhe me të zbutura sesa realiteti që po ndodh.

“Nga përvoja dhe kontakti i përditshëm më fëmijë jemi dëshmitar që rrjetet sociale po arrijnë në një format për të manipuluar kohën e tyre, kjo për shkak se këto platforma janë të disenjuara që të jenë sa më tërheqëse duke i mbajtur fëmijët sa ma shumë prezent tek to”, ka thënë Shabiu./gazeta10/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here