Rritet numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

0
293
Foto: Ilustrim

Numri i rasteve të reja por edhe atyre aktive me COVID-19 në Kosovë, ka shënuar rritje ditëve të fundit.

Aktualisht sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) janë 509 raste aktive me koronavirus.

Prishtina ka numrin më të lartë të rasteve aktive. Deri më sot në kryeqytet janë 119 raste aktive me COVID-19.

E dyta është komuna e Ferizajt me 47 raste aktive e pas saj Prizreni me 40 raste.

Ndërkaq, në raportin e fundit IKShPK njoftoi për 29 raste të reja me COVID-19. Kujtojmë se gjatë dhejtorit u bënë të ditura edhe rastet e para me variantin Omicron.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen me dy dozat e vaksinës, e gjithashtu ata që tashmë kanë marrë dy dozat të marrin edhe dozën përforcuese.

“Marrja e dozës përforcuese kundër COVID-19 do të thotë më shumë mbrojtje nga infektimi dhe përhapja e COVID-19. Për dozën përforcuese, lajmërohuni në Qendrën më të afërt të vaksinimit, 3 muaj pas dozës së dytë të vaksinës’, thuhej në njoftimin e MSh-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here