Rritet gatishmëria e ekipit të Shërbimit të Urgjencës në Prizren

0
617

Drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, është duke vazhduar me rritjen e nivelit për kryerjen e sa më shumë shërbimeve shëndetësore në përputhje me kërkesat e qyetarëve.

Elezkurtaj ka njoftuar se 46 profesionistë shëndetësorë të Shërbimit të Urgjencës e kanë rritur gatishmërinë për tu përballur me të gjitha rastet urgjente.

“46 profesionist shëndetësor të Shërbimit të Urgjencës kanë rritur gatishmërinë për t’u përballur me të gjitha rastet urgjente shëndetësore të popullatës në komunën tonë.
Ata po bëjnë një punë të mirë”, ka thënë Elezkurtaj./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here