Nëse keni humbur eklipsin unazor që krijoi “unazë zjarri” mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shtunën, mos u shqetësoni: Një tjetër eklips është rrugës dhe do të sigurojë një lloj tjetër spektakli, shkruan CNN.
Në vitin 2024, në të gjithë Amerikën e Veriut, një eklips total diellor do të kalojë mbi Meksikë, SHBA dhe Kanada.
Ngjarja qiellore e shumëpritur nuk do të ndodhë deri më 8 prill, por njerëzit që adhurojnë këto pamje kanë filluar qysh tash rezervimin e hotelit për ta shijuar një pamje të tillë.
Eklipsi i plotë diellor nuk do të jetë i dukshëm në të gjithë SHBA-në deri në gusht të vitit 2044 (kanë kaluar gati gjashtë vjet që nga “Eklipsi i Madh Amerikan” i vitit 2017). Dhe eklipsi unazor nuk do të shfaqet në këtë pjesë të botës deri në vitin 2046.