Motër e vëlla në Prizren kanë përfunduar në emergjencë pas rrahjes mes vete, të martën pasdite.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, të dy janë shoqëruar në stacionin policor.
Të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Rasti është cilësuar si “dhunë në familje”.