Rrahjet mes personave për arsye të ndryshme që vijnë nga mosmarrëveshjet në vendin tonë janë të shpeshta.
Në të shumtën e rasteve personat që përfshihen në rrahje janë kryesisht të mitur, raporton SO.
Një rast i sulmit fizik është raportuar dje rreth orës 10:20 në Stacionin Policor në Prizren, ku ka ndërhyrë policia.
Në bazë të raportit të policisë bëhet e ditur se 4 meshkuj të dyshuar të cilët janë të mitur janë përleshur mes vete në rrugën “Ali Hadri” në Prizren dhe si pasojë e përleshjes dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime.
Policia e Kosovës në Prizren bën të ditur se të lënduarve iu është ofruar tretman mjekësor e më pas janë liruar.
Ndërsa, me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt.