Një person është rrëzuar aksidentalisht në vendin e tij të punës në Suharekë.
Personi në fjalë ka pësuar lëndime trupore, ku edhe i është ofruar tretmani i duhur mjekësor.
“Viktima mashkull kosovar derisa ishte në vendin e tij të punës aksidentalisht është rrëzuar. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët e punës, si dhe prokurori kujdestar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./04 Online