Kreu i Administratës Shtetërore Rajonale të Nikolaev-it, Vitaly Kim, njoftoi rrëzimin e një avioni rus pranë qytetit.
“Minus një aeroplan rus”, shkruan ai në kanalin e tij Telegram.
Kështu, ai publikoi dy video, njëra prej tyre tregon një avion të rrëzuar që është përfshirë nga flakët dhe në të dytën një pilot të kapur rob.
Piloti tha se ai ishte nga Lindja e Largët dhe njësia e tij ushtarake ishte në Krimenë e okupuar.
SHIKO VIDEON:
https://video.gjirafa.com/275390823-698659781165817-6010797973683811761-n-mp4
Më herët u bë e ditur se në rajonin e Mykolaiv-it, marinsat ukrainas rrëzuan katër helikopterë të forcave ruse.
Një nga marinsat rrëzoi tre njësi në të njëjtën kohë.