Rrezet e Diellit forcojnë luftojnë infeksionet

0
70

Një studim i fundit i udhëhequr nga Universiteti i Aucklandit dhe i publikuar në revistën shkencore Science Immunology, ka zbuluar se drita e Diellit mund të luajë një rol kyç në forcimin e sistemit imunitar.

Ky zbulim hap perspektiva të reja në trajtimin e infeksioneve dhe sëmundjeve inflamatore.

Studiuesit përdorën një model biologjik interesant: ‘peshkun zebra’, një specie e vogël uji të ëmbël që ka shumë ngjashmëri gjenetike me njeriun.

Ata u përqendruan në neutrofilet, që janë qelizat më të bollshme të bardha të gjakut në trupin tonë dhe që luajnë një rol kyç në linjën e parë të mbrojtjes ndaj infeksioneve.

Neutrofilet lëvizin me shpejtësi drejt zonës së infeksionit dhe eliminojnë bakteret pushtuese.

Ajo që zbuluan studiuesit është se neutrofilet janë të pajisura me një orë të brendshme biologjike, të njohur si ora cirkadiane, e cila i informon ato për kohën e ditës.

Drita natyrore përgjatë ditës rezulton se ka ndikimin më të madh në rregullimin e kësaj ore, duke e bërë më të fortë reagimin e neutrofileve ndaj infeksioneve gjatë periudhave me dritë.

Sipas studiuesve, ky zbulim ka implikime të gjera në trajtimin e shumë sëmundjeve që përfshijnë inflamacionin dhe sistemin imunitar.

“Duke pasur parasysh që neutrofilet janë qelizat e para të sistemit imunitar që rekrutohen në zonat e inflamacionit, zbulimi ynë ka rëndësi të madhe për zhvillimin e trajtimeve të reja”, shpjegon profesori Christopher Hall, studiuesi kryesor i projektit dhe profesor i asociuar në Departamentin e Mjekësisë Molekulare dhe Patologjisë në Universitetin e Aucklandit.

Ai shton se këto të dhëna mund të çojnë në zhvillimin e barnave që rregullojnë orën cirkadiane të neutrofileve, duke rritur në mënyrë të synuar aftësinë e tyre për të luftuar infeksionet në kohën më të përshtatshme të ditës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here