Rrezart Veseli, drejtor shembull në menaxhimin e shkollës “Bajram Curri” në Krushë të Madhe

0
291

Shkolla në të cilën drejton Veseli është një gurthemel i arsimit që daton nga viti 1926.

Shkolla “Bajram Curri” mban me krenari emrin e kryeplakut të maleve “Bajram Curri”, lindja e të cilit ishte një kthesë e fatit, në Krushën e Madhe, ku familja Curri u gjend në Krushë, rruges për në Shkup, e cila u strehua te familja e Bajram Tahës, e me këtë rast lindi Bajram Curri, ku me traditat shqiptare ia vunë edhe emrin Bajram.

Në maj të vitit 2023 shkolla “Bajram Curri” u zhvendos në objektin e ri me 4800 metra katror, me gjithsejtë 30 klasa mësimi, ku edhe nisi një epokë e re e arsimimit me kushte bashkëkohore.

Shkolla “Bajram Curri” nën drejtimin e Veselit dhe në bashkëpunim të ngushtë me DKA-në, ka arritur të ketë funksional dhe mirë të pajisur edhe laboratoret e Kimisë, Fizikës, Biologjisë, si dhe atelien për pikturë.

Veseli si menaxhues i suksesshëm arriti që shkollën ta ngrit në piedestal, duke motivuar dhe duke bashkëpunuar me secilin akter të arsimit, kështu edhe duke renditur sot shkollën “Bajram Curri” të parën në nivelin komunal në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Këtë e dëshmojnë edhe rezultati i Garave Komunale në vitin e fundit, ku me gjithsejtë 7 lëndë garuese, shkolla “Bajram Curri” renditet e para.

Shkolla ka marrë rezultate të larta edhe në ekspozitën në pikturë, ku fillimisht pikturat e nxënësve janë përzgjedhur në nivelin shtetëror e më pasë janë ekspozuar në Romë dhe Madrid, të cilat janë vlerësuar lartë nga këto vende.

Kështu sukseset në menaxhimin e shkollës të Veselit kanë vazhduar, edhe në sektorë tjerë, si në bashkëpunim me bashkëvendas, ku me komunikim të vazhduar me ta, shkolla ka marrë donacione të ndryshme, si pajisjen e klasave me perde, makina për pastrimin e dyshemeve, kositëse bari, aparate për printim, Tv Smart, si dhe mjete të konkretizimit.

Veseli me pëpjekjet e tij ka arritur të ketë bashkëpunim të madh edhe me organizatat vendore, si YMCA, UNDP dhe BE, nga të cilat ka marrë donacione të ndryshme për mësimdhënie.

Gjithashtu shkolla organizon edhe shumë aktivitetet jashtkurrikulare, ku nxënësit kanë mundësinë të lidhin teorinë me praktikën sa më mirë.

Synimi i Veselit është që në të ardhmen të digjitalizojë të gjitha klasat në shkollë, me qëllim të ngritjes sa më të madhe të nivelit të nxënies, si dhe të mbajë të qëndrueshëm trekëndëshin pedagogjik, me qëllim të zbatimit sa më të suksesshëm të kurrikulës së Kosovës.

Veseli, përveç si drejtues i shkollës, ai njihet edhe si trajner i licensuar i disa programeve, duke përfshirë edhe Kurrikulën e Re të Kosovës. Gjithashtu Veseli është bashkautor në Pakon Pedagogjike për mësimdhënës, si dhe në disa botime të ndryshme për fëmijë./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here