“Rreth 70% e të rinjve kanë menduar ta lëshojnë Kosovën”, hulumtim nga INDEP për tri komuna të Kosovës – Pejë, Deçan dhe Junik

0
201

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në bashkëpunim me Institutin për Studime dhe Prognoza Strategjike (ISSP) kanë prezantuar hulumtimin etnografik “Hulumtimin mbi popullatën NEET për tre komuna të Kosovës – Pejë, Deçan dhe Junik”.

Në këtë hulumtim janë përfshirë të rinjtë prej moshës 15-29 vjeçare të komunave te lartëcekura, të cilët nuk janë në shkollë e as në marrëdhënie pune.

Sipas të dhënave nga hulumtimi, rreth 70 per qind e të rinjve kanë menduar ta lëshojnë Kosovën.

“Qeveria duhet të përmirësojë shërbimet formale të punësimit dhe portalet e punës në internet, duke i përshtatur ato sipas modeleve të përdorimit të NEET. Një fushatë informuese, e bazuar nga hulumtimet në terren, duhet të nisë për të promovuar këto shërbime në mesin e NEET”, thuhet në raportin e INDEP.

Ndërsa, Jadranka Kaludjerovic nga Instituti për Studime dhe Prognoza Strategjike (ISSP), prezantoi të gjeturat për 5 komuna të Malit të Zi.

Aktiviteti është mbajtur në kuadër të projektit “Të rinjtë NEET: mundësi të reja për punë dhe rritje të punësimit – “UNEETED””. Projekti zbatohet nga ISSP dhe INDEP dhe me mbështetjen e Odës Ekonomike të Malit të Zi dhe Komunës së Mojkovcit. Një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Malit të Zi. Pikëpamjet në botim në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e BE-së dhe Qeverisë së Malit të Zi dhe përmbajtja është përgjegjësi e vetme e autorëve, ISSP dhe INDEP./Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here