Rrahu nusen e djalit, një muaj paraburgim të pandehurit nga Prizreni

0
389
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren në një komunikatë për media ka njoftuar se , Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Fatmir Krasniqi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 28.02.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 28.03.2022, ndaj të pandehurit D.N., për shkak të dyshimit zë bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par. 3 nën par 3.1 lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

Me datë 28 shkurt, në orët e pasdites në Prizren, në shtëpinë e tyre familjare, i pandehuri i shkakton lëndim të lehtë trupor dhe përkohësisht ia dëmton shëndetin e të dëmtuarës, viktimës së ndjeshme – bashkëshortes së djalit, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të çastit, ditën kritike, i pandehuri i revoltuar nga dyshimet e tij se e dëmtuara nuk po kujdeset për fëmijën e saj, fillimisht e ofendon me fjalë, pastaj edhe e sulmon fizikisht duke e kapur në krahun e majtë, e godet me grushte në pjesën e fytyrës si pasojë e së cilës e dëmtuara rrëzohet në tokë, me ç’ rast të njëjtës i shkakton lëndime trupore, sipas raportit mjekësor

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, në shtëpinë e përbashkët familjare, ku i dëmtuari i shkakton lëndime të lehta trupore të dëmtuarës dhe cenon sigurinë e saj brenda familjes.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm, për rrjedhën e pa penguar të procedurës hetimore, parandalimin e përsëritjes së veprës penale, apo kryerjen e një vepre penale edhe më të rëndë, andaj ndaj të pandehurit u caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, thuhet në njoftim nga Gjykata Themelore e Prizrenit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here