Një burrë është arrestuar në Prizren pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.
Policia njofton se pas intervistimit njërës prej viktimave i është dhënë ndihmë mjekësore.
Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.