Rrahmani: Po ndihem si lider te Napoli

0
40

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka folur së fundmi për “Radio CRC” rreth përvojës së tij disa-vjeçare te Napoli.

Periudha prej 5 vjetësh te Napoli e bën atë të ndihet një lider në skuadër. Ai ka thënë gjithashtu se të gjithë lojtarët e Napolit janë robotë për Antonio Conten, pasi duhet të bëjnë vetëm atë që kërkon trajneri italian.

“Është viti i 5-të që jam te Napoli. Ndihem lider, sepse ka kaluar shumë kohë. Nuk është e lehtë të jesh për 5 vjet në një skuadër. Duhet të kesh vazhdueshmëri, qendrueshmëri dhe të sigurosh performance.

“A jam një robot për Conten? Mendoj që të gjithë jemi nga pak, sepse bëmë të gjithë gjëra të ngjashme gjatë gjithë javës. I përgatisim ndeshjet bashkë. Të gjithë duhet të bëjmë atë që kërkon misteri. Çdo njëri prej nesh është një robot”, ka deklaruar Amir Rrahmani.

Skuadra e Napolit po e kryeson tabelën e Series A pas 22 xhirosh, me 53 pikë, tri më shumë se vendi i dytë, Interi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here