Amir Rrahmani po vazhdon me paraqitje të shkëlqyeshme edhe në këtë sezon në Serie A.
Ylli kosovar e ndihmoi Napolin që ta ruajë primatin në kampionatin italian me një tjetër paraqitje të shkëlqyeshme.
Përfaqësuesi kosovar ishte i pakalueshëm në fitoren e napolitanëve me rezultat 1:0 ndaj Torinos së Mërgim Vojvodës, shkruan “Gazeta Express”.
Dhe, kjo bëri që ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe Veronës të përfundojë në formacionin e javës në Serie A, të cilin e zbuloi “WhoScored”.
Rrahmani u vlerësua me notën 7,85 pas paraqitjes solide ndaj “Granata”.
Kjo ia mundësoi Napolit ta ruajë primatin në Serie A me një pikë më shumë se Atalanta, ndërsa ekipi i Antonio Contes shihet si njëri prej favoritëve për ta fituar prapë titullin e kampionit në Itali.