Rrahje para një lokali në Dragash, një person bëhet për spital

0
287
Foto: Ilustrim

Një qytetar në Dragash është sulmuar fizikisht nga dy persona, të cilët i kanë shkaktuar lëndime trupore dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur para një lokali në Dragash, rreth orës 12:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se viktima është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash, nga ku është njoftuar patrulla policore.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka marrë një deklaratë nga viktima, i cili ka thënë se dy persona e kanë rrahur para lokalit “Nuki”.

Sinjali mëson se për shkak të lëndimeve, i njëjti është dërguar në Spitalin rajonal të Prizrenit, për trajtim të mëtutjeshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here