Rrahje në Prizren, një person bëhet për spital

0
316
Foto: Ilustrim

Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës një burrë ka rrahur një tjetër kjo pasi ata dy ishin fjalosur mes vete.

Policia njoftoi se burri që u sulmua ka pranuar tretman mjekësor gjersa sulmuesi ka ikur dhe janë në kërkim të tij.

‘’Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një konflikti verbal është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar me ç’rast ka pësuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në kërkim policor’’, raportoi policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here