Rrahje në Prizren, gjashtë persona kërkojnë ndihmë mjekësore në emergjencë

0
118

Tre persona të dyshuar janë arrestuar e që dyshohen se pas një mosmarrëveshje, kishin sulmuar fizikisht gjashtë persona të tjerë.

Këtyre të fundit, të dyshuarit sipas policisë u kanë shkaktuar edhe lëndime trupore. Rasti u regjistrua në fshatin Landovicë në Prizren më 21.08.2025.

Si pasojë e lëndimeve, gjashtë viktimat kanë marrë ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Lidhur me rastin është kryer bastisje në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një karikator i pistoletës.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar tre të dyshuarit ndalohen në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Rasti është iniciuar si armëmbajtje pa leje dhe lëndim i lehtë trupor./Kallxo

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here