Tre persona janë përfshirë në rrahje në Prizren.
Ata kanë pësuar lëndime trupore.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit ishin përleshur në mes vete. Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe u është ofruar tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia e Kosovës.