Dy grupe të personave janë sulmuar mes vete ku si pasojë njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 13:30, në Prizren.
Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, rasti është cilësuar si “Pjesëmarrje në turmë që shkakton vepër penale dhe huliganizëm”.
“Janë sulmuar mes veti dy grupe të personave dhe si pasojë njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.