Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në qytetin e Gjakovës, ku kunati ka rrahur kunatën e tij.
Rastin e ka konfirmuar policia, derisa kanë bërë të ditur se ajo është sulmuar me shishe qelqi.
Viktima nuk ka pasur lëndime dhe ka refuzuar tretmanin mjekësor.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë 04.07.2022-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht me një shishe qelqi viktimën femër kosovare kunatën e tij. Viktima nuk ka pësuar lëndime dhe ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.