Rozeta Hajdari paralajmëron ulje të çmimeve të produkteve bazë

0
163

Ministrja e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se pas uljes së çmimit të naftës do të ketë edhe ulje të çmimeve të produkteve bazë.

Ajo në një konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë ka kërkuar që sa më shpejtë të miratohen Ligjin për investimet të qëndrueshme dhe Ligjin për parqet industriale.

“Ligjin për investimet të qëndrueshme dhe Ligjin për parqet industriale, sa më shpjet që të votohen këto ligje do të kenë ndikime. Çmimet në treg janë breng për qytetarët, dua të ndaj një lajm të mirë me ju se çmimet e naftës janë në ulje e sipër dhe pres që të tjerat çmime dhe të produkteve bazë të ulen”, tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here