Pas përfundimit të spektaklit “Big Brother VIP Albania”, Rozana Radi ka ndarë mendimet e saj pa censurë për fituesin e këtij edicioni, Gjestin.
Në një prononcim për ‘Top Albania Radio’, Rozana ka shprehur zhgënjimin për mosfitoren, por ka theksuar se i uron të gjitha të mirat fituesit dhe beson që ky çmim do t’i shërbejë si trampolinë për karrierën e tij artistike.
“Unë u mërzita që nuk e fitova, por i kam thënë atij se kush e fiton, është mëse e merituar. Ai ta gëzojë, t’i shkojë mbarë dhe t’i shërbejë si një trampolinë në karrierë,” – ka shprehur Rozana.
Ndërkohë, këngëtarja ka pasur kritika edhe për banorët e tjerë të shtëpisë, duke sugjeruar se ata nuk e kanë mbështetur me të vërtetë Gjestin. Ajo ka thënë se ata nuk e kanë pranuar si duhet dhe e ka theksuar se kishte një tjetër vend në shtëpi për të qenë në qendër të vëmendjes.
“Ata nuk e kanë dashur Gjestin. Po ta donin, do ta kishin thënë. Ajo që ka thënë se ai është lezet i shtëpisë, jam unë,” – ka përfunduar Rozana me bindje.