Roza e mban premtimin që i bëri Françeskës në Big Brother, por kjo foto po çmend rrjetin…

0
112

Ndonëse gjatë BBV nuk kishin marrëdhënien më të mirë shoqërore dhe debate të vazhdueshme, në një moment gjatë një feste brenda shtëpisë Roza i premtoi Françeskës që kur të shkonte me pushime me mikeshat e saj, Riken dhe Erjolën, Françeska do të shkonte me to.

Dhe po, Roza e mbaji premtimin qe e kishte dhene.

Gjatë ditëve të fundit Roza, Erjola, Rike dhe Françeska kanë qenë së bashku për pushime në jug të vendit, ku nuk kanë munguar fotot e shumta prej tyre në rrjete sociale.

Më së shumti një nga fotot, ku vajzat me humor ‘heqin qafe armiken’ e tyre Françeskën.

Fotoja ka ngjallur mjaft reagim në rrjet dhe po – edhe pse është një batutë, mund të ishte skenar interesant i ndonjë filmi!

Shiko fotot:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here