Ronaldo s’di të plaket, vazhdon me super-formë dhe me rekorde të reja

0
30

Cristiano Ronaldo nuk e ka ndërmend të plaket.

Ylli portugez po vazhdon të bëjë performancë të jashtëzakonshme me ekipin e tij, Al-Nassr, por edhe me Kombëtaren portugeze.

39 vjeçari e realizoi së fundmi golin e 913-të në karrierë dhe tash i nevojiten vetëm edhe 87 gola për ta kapur shifrën e 1000 golave, shkruan “Gazeta Express”.

Ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit u bë njëherësh futbollisti i parë në histori që shënon gola kundër 200 ekipeve të ndryshme, sipas Institutit për Histori dhe Statistika të Futbollit – IFFHS.

Ronaldo po vazhdon ta festojë me pasion si në lule të rinisë çdo gol që e shënon.

Atij i ka rënë të festojë goxha shpesh pasi i ka mbushur 30 vjet, që nënkupton se po i përshtatet thënies së verës: sa më i vjetër, aq më i mirë.

Pasi i mbushi 30 vjet, CR7 i ka realizuar 500 gola & asistime.

Sa i përket vitit 2024, pesë herë fituesi i Topit të Artë dhe pesë herë fituesi i Ligës së Kampionëve i ka zhvilluar 49 ndeshje, ndërsa i ka realizuar 40 gola dhe i ka bërë 7 asistime.

“Fokusi im i parë dhe i fundit është te fitorja. Golat vijnë pas punës në ekip dhe fokusi im është gjithmonë te shënimi dhe te fitorja. Nëse skuadra fiton, jam i lumtur dhe fitoren pastaj ua dedikoj tifozëve, klubit dhe tifozëve të Ronaldos”, u shpreh përfaqësuesi portugez.

Ronaldos i kanë mbetur edhe tri dëshira/synime në karrierë: të luajë së bashku me të birin e tij, Cristiano Junior, të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026 me Portugalinë dhe ta arrijë shifrën e 1000 golave në karrierë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here