Ronaldo: Jam pishman, por jam ndier i provokuar

0
451

Cristiano Ronaldo ka pranuar se i ka rënë pishman që ka refuzuar të hyjë në lojë në ndeshjen kundër Tottenhamit muajin e kaluar, por ka theksuar se suspendimi treditor ishte shumë i ashpër. Një gjë të tillë, Ronaldo e ka thënë në pjesën e dytë të intervistës dhënë për Piers Morganin në “TalkTV”.

“Piers, do të bëhem i sinqertë me ju, është diçka për të cilën më vjen keq që jam larguar nga stadiumi”, ka thënë Ronaldo.

“Ndoshta, por ndoshta edhe jo, nuk e di. Është e vështirë të ju them 100%, por le të them se jam pishman, por në të njëjtën kohë, jam ndier i provokuar nga trajneri. Nuk pranohet kjo nga unë, një trajner që më futë në lojë tre minuta në një ndeshje. Më fal, nuk jam lojtar i tillë. E di se çfarë mund t’i jap ekipeve”, është shprehur ai. Pas incidentit, Ronaldo u suspendua nga klubi për tri ditë dhe nuk ishte përfshirë në skuadër për ndeshjen ndaj Chelseat që u mbyll baras 1:1.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here