Ronaldo i heq krejt dilemat, e tregon emrin e ekipit ku do të luajë sezonin e ardhshëm

0
115

Cristiano Ronaldo i ka hequr krejt dilemat sa i përket së ardhmes së tij.

Ylli portugez në fakt këtë muaj do të bëhet lojtar i lirë pasi do t’i skadojë kontrata aktuale me Al Nassr, shkruan “Gazeta Express”.

Edhe pse u spekulua shumë rreth një largimi të tij të mundshëm nga Arabia Saudite, mbi të gjitha për të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve me një klub tjetër, “CR7” e ka ndarë tashmë mendjen.

Pas finales së Ligës së Kombeve, të cilën mbrëmë e fituan portugezët ndaj Spanjës përmes penalltive, 40 vjeçari ka zbuluar se vendimi i tij tashmë është i prerë: do të vazhdojë të luajë në Al Nassr.

“Në thelb asgjë s’do të ndryshojë. Pra, Al Nassr? Po!”, deklaroi Cristiano pas finales së Ligës së Kombeve.

“Ju e dini se sa i vjetër jam unë tashmë, jam më afër fundit sesa që isha në fillimet e mia… Por, më duhet ta shijoj çdo minutë. Nëse nuk do ta pësoj ndonjë lëndim serioz, do të vazhdoj.”

Pasi e fitoi Ligën e Kombeve, synim i radhës i Ronaldos do të jetë që të luajë në Botërorin 2026 me Portugalinë dhe të fitojë trofe me Al Nassr.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here