Ron Raçi po vazhdon të tregojë paraqitje fantastike në Kroaci me Hajdukun e Splitit.
Qendërmbrojtësi kosovar për herë të dytë rresht është futur në formacionin e javës në elitën e futbollit kroat, shkruan Gazeta Express.
Ai u vlerësua me notën 8.1 nga SofaScore në fitoren e Hajduk Split ndaj Rijekës minimalisht 1:0.















































