Rohde: Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara rrezikojnë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

0
114

Pas SHBA-së, edhe ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka reaguar për aksionin e djeshëm në Veri, ku u mbyllën degët e Postës së Serbisë.

Rohde tha se veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara jo vetëm që janë në kundërshtim me marrëveshjet e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por “më keq, rrezikojnë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, që ka mbetur i bllokuar në postë”.

“BE-ja lulëzon duke mbledhur rreth vetes të gjitha shtetet anëtare dhe komunitetet e tyre dhe ne na duhet qasje e njëjtë në nivel kombëtar”, tha Rohde përmes një postimi në X, teksa shpërndau reagimin e zëdhënësit të bllokut evropian, Peter Stano, lidhur me mbylljen e disa degëve të Postës së Serbisë në veriun e Kosovës.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE më 15 dhjetor të vitit 2022. Por, ky aplikim ende nuk është shqyrtuar dhe rrjedhimisht Kosova mbetet vendi i vetëm në rajon që nuk ka statusin e vendit kandidat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here