Rohde mirëpret rezolutën e PE-së për Kosovën: Scholz e theksoi urgjencën e zgjidhjes së konfliktit

0
149

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka shkruar edhe njëherë për kërkesat që kanë ndaj Serbisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, pas miratimit të një rezolute për këtë ngjarje nga Parlamenti Europian.

“Rezoluta e PE për situatën në Kosovë pas sulmit terrorist më 24.9. në Banjska. Siç tha kancelari Scholz, ne kërkojmë hetime intensive dhe kërkojmë nga Serbia të bashkëpunojë në hetimet e udhëhequra nga autoritetet e Kosovës. Ai gjithashtu nënvizoi nevojën urgjente që të dyja palët të zgjidhin konfliktin”, ka shkruar Rohde, duke shpërndarë një postim në X nga eurodeputetja Viola von Cramon për këtë rezolutë.

Ndryshe, Parlamenti Evropian të enjten ka miratuar rezolutën me të cilën dënon sulmin në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Në rezolutë, sulmi cilësohet terrorist dhe do të kërkojë përgjegjësi nga Serbia nëse dëshmohet lidhja e drejtpërdrejtë e Beogradit me këtë ngjarje.

Kjo rezolutë është iniciuar nga grupi politik i socialdemokratëve në PE, pasi situatën në Kosovë e vlerësojnë si “jashtëzakonisht shqetësuese”.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçik, tha se rezoluta e PE për ngjarjet në Kosovë, e cila u miratua sot në Parlamentin Evropian, nuk është vetëm mesazh për njërën palë, por se dërgon mesazh se e kaluara duhet tejkaluar që të mos ndodhë më dhe të theksohet përgjegjësia e barabartë e Beogradit dhe Prishtinës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here