Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dje ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Ky i fundit njoftoi sot për takimin e djeshëm ku tha se ia kishte Kurtit rëndësinë që të zgjidhet sa më shpejt kryetari i Kuvendit dhe të formohet Qeveria.
Po ashtu në këtë takim, Rohde tha se i kishte theksuar edhe përpjekjet që vendi i tij po bën për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.
“Faleminderit për takimin produktiv Kryeministër! Theksova edhe një herë përpjekjet e vazhdueshme të Gjermanisë për të hequr sa më shpejt masat kundër Kosovës. Theksova gjithashtu rëndësinë e zgjedhjes së shpejtë të Kryetarit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re”, tha Rohde.
Kurti dje tha se Rohden e ka uruar për përfundimin e suksesshëm të procesit të formimit të koalicionit qeverisës në Gjermani./Express/