Rohde: Formimi i një qeverie të qëndrueshme, kyç për stabilitetin e vendit

0
87

Në kohën kur Kosova po përballet me sfida për formimin e institucioneve të qëndrueshme, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka theksuar rëndësinë e një shumice të qëndrueshme dhe ndërtimit të konsensusit për të garantuar stabilitet dhe zhvillim afatgjatë.

Ai e krahasoi situatën aktuale në Kosovë me zhvillimet në Gjermani pas zgjedhjeve, duke vënë në pah rëndësinë e formimit të një qeverie funksionale.

“E dini, si në vendin tim, sapo patëm zgjedhje. Duhet kohë për të formuar një qeveri. Më e rëndësishmja është që të kemi një qeveri të qëndrueshme me një shumicë të mirë dhe konsensus për të formuar qeverinë e re. Dhe kështu po shoh drejt Gjermanisë. Shpresojmë të formojmë një qeveri deri javën e ardhshme. Dhe mendoj se është e vetëkuptueshme, e përmenda edhe në një intervistë javën e kaluar, që, e dini, veçanërisht në këto kohë të paqëndrueshme gjeopolitike, ajo që është në interes të vendeve dhe të popujve është të kenë qeveri të qëndrueshme”, tha Rohde për EO.

Po ashtu, Rohde përmendi rëndësinë e institucioneve të drejtësisë dhe forcimin e demokracisë kushtetuese, duke vlerësuar Gjykatën Kushtetuese si një element kyç në ruajtjen e rendit demokratik.

“Nevojitet patriotizëm kushtetues, sepse tre shtyllat e një demokracie janë gjyqësori, pushteti ekzekutiv dhe legjislativ, prandaj është shumë e rëndësishme të kemi një institucion si Gjykata Kushtetuese. Dhe demokracia kushtetuese mund të lulëzojë vetëm nëse respektohen rregullat e lojës. Dhe Gjykata Kushtetuese është aty për t’u siguruar që rregullat e lojës të respektohen. Pra, në këtë kuptim, çdo institucion duhet të bëjë pjesën e vet dhe vetëm atëherë kemi një demokraci të gjallë”, përfundoi ambasadori gjerman.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here