Rodrygo po kalon momente delikate te Real Madridi.
Sulmuesi brazilian, i cili llogaritej si një lojtar kyç në sukseset e fundit të skuadrës, është larg e më larg qëndrimit në “Santiago Bernabeu”.
Situata e tij është bërë e tensionuar javëve të fundit, pasi i prezantoi disa kushte serioze në drejtim të stafit të trajnerëve, i cili udhëhiqet nga Xabi Alonso.
Sulmuesi e ka shprehur dëshirën e tij për të qenë një figurë kryesore e skuadrës për projektin e ardhshëm sportiv, por jo vetëm kjo, pasi ai ka bërë me dije se është më e rehatshme për të, që të luajë në anën e majtë të sulmit.
Problemi është që kjo pozitë është e mbuluar nga Vinicius Jr.
Më tutje, prezenca e Kylian Mbappes po ashtu e komplikon edhe më shumë situatën e Rodrygos, i cili nuk e sheh vetën të vlerësuar në hierarkinë e sulmit të Realit.
Këto kërkesa nuk janë pritur mirë nga trajneri i Realit, Xabi Alonso.
Ai e ka bërë me dije se nuk do ta lejojë asnjë lojtar që të diktojë mënyrën se si ai i çaset taktizimeve.
Sipas burimeve të “Fichajes” brenda klubit, Alonso është treguar i pakënaqur me sjelljen e Rodrygos, i cili ka kaluar nga një aset i vlefshëm për klubin, në një temë të parehatshme në zyrat e klubit.
Me merkaton e verës që tashmë ka nisur, gjithçka tregon se largimi i Rodrygos nga Reali është i pashmangshëm./Express