Rodrygo drejt Premier League? Tottenham shton interesimin për brazilianin

0
82

Rodrygo Goes është duke shqyrtuar të ardhmen e tij, ndërsa Tottenham është shfaqur si opsioni më konkret në rast se ai largohet nga Real Madrid gjatë kësaj vere. Me klube si Arsenal, Liverpool dhe PSG që nuk kanë treguar interes të madh, mundësitë për 23-vjeçarin janë ngushtuar, dhe Tottenham po përpiqet të përfitojë, shkruan 04 Online.

Londinezët, të udhëhequr nga trajneri Thomas Frank, po kërkojnë një lojtar që mund të bëjë diferencën në krahun e majtë dhe kanë intensifikuar kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit. Një ofertë zyrtare për Realin pritet së shpejti, me shpresën për të bindur brazilianin për një projekt ambicioz në Premier League.

Real Madrid e vlerëson Rodrygon me 90 milionë euro, por me afrimin e fundit të merkatos, kjo shifër mund të ulet. Edhe pse lojtari nuk ka kërkuar publikisht largimin, konkurrenca në ofensivën madrilene mund ta shtyjë drejt një kapitulli të ri në Angli./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here