Rodri pritet të vazhdojë kontratën me Manchester Cityn me rritje page

0
57

Rodri është kthyer në një shtyllë të pazëvendësueshme në formacionin e Pep Guardiolës, duke qenë vendimtar në shumë ndeshje të rëndësishme për “qytetarët”. Pavarësisht një lëndimi që e kufizoi në vetëm tetë paraqitje gjatë sezonit të kaluar, ndikimi i tij në fushë ka qenë i pakontestueshëm, shkruan 04 Online.

Sukseset e tij kanë bërë që drejtuesit e Manchester Cityt të planifikojnë rinovimin e kontratës së tij për edhe katër vite të tjera. Klubi është i gatshëm t’i ofrojë Rodrigos një kontratë të re që do ta bënte atë lojtarin e dytë më të paguar në skuadër, një tregues i qartë i rëndësisë së tij në projektin afatgjatë të Cityt.

Rodri, i njohur për qetësinë, saktësinë në pasime dhe inteligjencën taktike, vazhdon të dëshmojë pse konsiderohet një nga mesfushorët më të mirë në botën e futbollit./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here