Rizvanolli: Tri banesa sociale në Prizren do të renovohen për efiçiencë energjetike

0
109

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se tri banesa sociale në Prizren do të rinovohen për të përmirësuar efiçiencën e energjisë dhe komoditetin e banorëve, shkruan 04 Online.

Projekti prej 478,426 eurosh mbështetet nga Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian, me 90% të financimit nga BE-ja dhe 10% nga komuna.

Punimet pritet të përfundojnë para dimrit dhe janë pjesë e një programi kombëtar që përfshin 28 ndërtesa sociale në 13 komuna të Kosovës. Implementimi bëhet nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

“Tri banesat sociale të Prizrenit do të renovohen për të rritur efiçiencën e energjisë e komforin.

Prizeni i bashkohet 12 komunave të tjera, ku tashmë janë duke vijuar punimet që do të përfundojnë para këtij dimri.

Ky projekt prej 478,426 euro, i mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës përmes grantit nga European Union in Kosovo me 90%, dhe pjesëmarrje të komunave përkatëse me 10%, implementohet nga Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё dhe është pjesë e një programi kombëtar që përfshin 28 ndërtesa sociale në gjithë vendin, me qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për familjet në nevojë dhe kursimin e energjisë., ka thënë Rizvanolli./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here